
Ministri i shëndetsisë, Fatmir Mexhiti sot ka vizituar pacienten e cila para disa ditësh iu transplantua mëlçia nga një pacient donator i cili shpëtoi katër jetë, shkruan Top24
Ministri Mexhiti është pritur nga kirurgu i njohur shqiptarë në klinikën digjestive dr.Qemal Rushiti i cili ishte edhe mjeku që bëri intervenimin.
“Me gëzimin më të madh, mund të ndaj informacionin se pacientja 52-vjeçare e cila vuante nga cirroza primare tani është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.Shumë faleminderit për ekipin mjekësor që kreu këtë transplant, si dhe për familjen e donatorit që mundësoi një tjetër pacient të marrë një shans të ri për jetë.” shkruan Mexhiti përcjellë Top24



