LajmeMaqedoni

60 vjetori i tërmetit shkatërrues, Pendarovski dhe delegacionet Qeverisë e Kuvendit vendosën lule para Memorialit për viktimat e tërmetit

Sot e 60 vite më parë – 26 korrik 1963, shkupjanët u zgjuan nga fatkeqësia më e madhe natyrore që i ndodhi qytetit. Në orën 05:17, toka në Shkup u lëkund me magnitudë 6.1 ballë të shkallës Rihter, transmeton Top24.

Me rastin e kësaj dite presidenti Stevo Pendarovski vendosi lule para Memorialit për viktimat e tërmetit, në varrezat e qytetit Butel në Shkup.

Delegacionet e Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nga Qyteti i Shkupit, ambasadorë dhe delegacione nga përfaqësitë diplomatike-konsullore në vend, gjithashtu bënë nderime për të vdekurit në tërmet.

Delegacion i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i kryesuar nga zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, i shoqëruar nga ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska dhe zëvendësministri i Arsimit Agim Nuhiu, poashtu vendosën lule të freskëta në Memorialin për viktimat e tërmetit në varrezat e Butelit. Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close