LajmeShowbiz

Kiara Tito: I uroj çdo gruaje një Luiz në jetën e tyre

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë akomë ndër çiftet më të komentuara nga publiku.

Ata vazhdojnë të marrin vëmendje çdo ditë e të përfliten për secilin veprim të tyre.

Së fundmi artisti shkodran ka ndarë një video në Instagram, ku tregon se së shpejti do të lansojë projektin e ri, që i dedikohet sërish Kiarës.

Bukuroshja ndërkohë ka publikuar këtë postim në rrjete sociale, duke e falënderuar fituesin e Big Brother për çdo gjë që ka bërë për të.

“Faleminderit që më bën të lumtur çdo ditë. I uroj çdo gruaje një Luiz në jetën e tyre”, ka thënë prezantuesja.

“E jotja përgjithmonë Luiz Ejlli”, vazhdoi më tej ylli i “Kepi i Vipave”.

Të njëjtit duhet theksuar se u njohën në edicionin e dytë të Big Brother VIP dhe që nga aty janë bashkë.

Luizi ia dedikoi edhe një këngë Kiarës gjatë kohës sa ishin brenda shtëpisë së famshme.

ME TE LEXUARA

8 min
Ledri dhe Lyrical Son e publikojnë këngën ‘Omel’
5 min
“Është e jashtëzakonshme” – Rita Ora e mahnitur nga reagimet për albumin “You & I”
4 min
Morena Taraku bën të ditur se po rikthehet me këngë të re pas një kohe të gjatë
1 min
Kërcënohet Kristi: Do ta bëj varrin, s’do të gjenden kockat
1 ditë
Hiti i ri/ Dhurata Dora po vjen në bashkëpunim me reperin austriak
 

Related Articles

Back to top button
Close
Close