
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë më 19 korrik janë takuar ndaras me të dërguarin për dialogun Miroslav Lajccak në Bruksel, ku është diskutuar “për një listë të gjatë të çështjeve të dialogut, duke nisur me zbatimin e Marrëveshjes së 27 shkurtit dhe shtensionimin”.
“Këto takime ishin të vështira dhe të gjata, dhe ato nuk prodhuan ndonjë rezultat të menjëhershëm. Megjithatë nga palët u kërkua që të reflektojnë dhe të japin vlerësime kthesë për çështjet që ishin në agjendë”, tha i njëjti burim duke shtuar se diskutimet do të vazhdojnë.
“Diskutimet do të vazhdojnë dhe lehtësuesi i BE-së do të thërrasë takim të ri në periudhën para nesh, BE pret nga të dyja palët që të përmbushin obligimet nga dialogu dhe kërkesat e BE-së për de-eskalim pa vonesa të reja, të angazhohen në mënyrë konstruktive në proces dhe të përmbahen nga veprimet që mund të qojnë deri tek eskalimet tjera”, ka thënë ky zëdhënës.
Situata në veri të Kosovës është përkeqësuar pasi serbët lokalë në komunat në veri të Kosovës – Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – kanë kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë, me asistimin e Policisë së Kosovës, në ndërtesat komunale.
Kryetarët i kanë fituar mandatet në zgjedhjet e mbajtura në prill të këtij viti, të cilat i kanë bojkotuar serbët.



