
Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi ka folur sot në edicionin e lajmeve në Kanal 5 mbi incidentin e ndodhur ku mbeti e djegur një veturë Audi e cila përdorej nga ai privatisht.
Grubi thotë se ka pista tendencioze se kush po qëndron pas incidentit, si nga opozita, media të caktuara që tentojnë të raportojnë. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me fëmijët e mi që shkojnë në shkolla publike, të cilët i nënshtrohen presioneve të përditshme, ka theksuar ai.
Hetimet ia lë policisë, shpresoj që së shpejti të gjendet edhe porositësi edhe ai që i ka vënë flakën mjetit. Shpresoj që sipas mënyrës së funksionimit të institucioneve të kenë ndërmarrë një operacion të madh, të kenë një koordinim të mirë që së shpejti të zgjidhet.
Në pyetjen se a ka qenë përballje me ish-partiak apo përballje kriminale, ai thotë se ka të dhëna se ka qenë akt politik.
Tani nuk lëviz më vetëm, sepse ai agresion verbal i dhunshëm është bë edhe agresion fizik. Top24



