
Blerim Bexheti e Nevzat Bejta morën pjesë në mbledhjen e sotme të BDI-së që u mbajt në Tetov, me këtë pjesëmarrje shuhet përfundimisht “grupi i zjarrit” në BDI.
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së, Izet Mexhiti u shkarkua nga pozita e nënkryetarit, ndërsa në vend të tij është caktuar Bujar Osmani. Poashtu, nga detyrat e tyre janë liruar edhe Visar Ganiu dhe Saranda Imeri.
Ndërkohë, pozita e sekretarit organizativ që e mban Blerim Bexheti, nuk është prekur!



