
Këngëtari i njohur , Ricky Martin ka dhuruar një performancë spektakolare gjatë mbrëmjes së djeshme në sheshin “Skënderbej”.
Artisti i cili ka kënduar për publikun këngët e tij më të njohura si ‘Livin la vida loca’ apo ‘Un, dos, teres, Maria’, shprehu dashurinë dhe vlerësimin e madh për vendin tonë, duke e cilësuar si një ‘vend të bekuar’, teksa premtoi se kjo nuk do të ishte hera e fundit që do të vinte në Shqipëri. Top24



