
Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti nëpërmjet një postimi në Facebook njoftoi se, është gjetur zgjidhja për vonesën e shiritave për diabet. Përkatësisht, ai tha se ëshët nënshkruar marrëveshje për furnizimin e shiritave, transmeton Top24.
“Ndjej kënaqësi të veçantë që sot arritëm të përmbushim një nga kërkesat më të rëndësishme të personave me diabet – lidhëm kontratën për furnizimin e shiritave! Sigurimi i kujdesit shëndetësor cilësor për pacientët është prioriteti ynë dhe Ministria e Shëndetësisë do të jetë gjithmonë partner i tyre”, ka shkruar Mexhiti.
Mexhiti, sot gjatë ditës, realizoi edhe një takimin me përfaqësuesit e Lidhjen e Shoqatave të Diabetikëve të RMV-së, të cilëve u premtoi se nuk do të ketë më vonesa të terapive për diabet.
Ministri Mexhiti nënshkroi sot vendimin për përzgjedhjen e ofertuesit më të favorshëm për blerjen e sensorëve për matjen e vazhdueshme të sheqerit në gjak për të gjithë fëmijët me diabet, si dhe gratë shtatzëna dhe të verbërit, të cilët do të marrin për herë të parë sensorë të tillë. Top24



