
Shefi i Grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi në Summer Click në TV21 th a se formalisht BDI ende numëron 15 deputetë dhe se Izet Mexhiti dhe Merita Koxhaxhiku ende nuk e kanë njoftuar për shkëputje nga ky grup parlamentar.
“15 numëronte grupi jonë parlamentar, por ende numëron formalisht, për arsye se si koordinator iu grupit parlamentar ende nuk ka ndonjë vendim formal për shkëputje nga grupi parlamentar, deri në këto momente nuk kam ndonjë njoftim se është tkurrur ose është rritur grupi parlamentar”, tha Ademi.



