LajmeMaqedoniTopLajm

Aliu për draft -Ligjin e ri: Këto parime janë bazë për ndërtimin e administratës neutrale

Qeveria sërish do ta ketë fjalën përfundimtare, rrjedhimisht dhe ndikimin politik për zgjedhjen dhe emërimin e shërbyesve të lartë udhëheqës, gjegjësisht sekretarëve shtetërorë, drejtorëve të organeve në kuadër të ministrive, organizatat administrative dhe drejtorëve të organeve të pavarura të krijuara me ligj të veçantë. Komisioni që duhet t’i zgjedh shërbyesit e lartë udhëheqës do të zgjedhet nga Qeveria, ndërkaq në fund ministri do të duhet të zgjedh mes tre kandidatëve të selektuar nga komisioni.

Kjo mes tjerash u tha në prezantimin dhe debatin e propozim-ligjit për Shërbim të Lartë Udhëheqës, i cili premtohet prej vitit 2018-të, por assesi të miratohet për shkak të mungesës së vullnetit politik.

Ministri i Shoqërisë Informatike, Azir Aliu në fjalimin e tij theksoi se modeli i propozuar bazohet në parimet e racionalitetit, demokracisë dhe transparencës.

“Këto parime janë bazë për ndërtimin e një administrate profesionale dhe politikisht neutrale, ku synimet politike realizohen përmes aktiviteteve të punonjësve të sektorit publik nën udhëheqjen e udhëheqësve të lartë, duke mundësuar kështu efikasitet dhe shfrytëzim racional të burimeve në arritjen e qëllimeve dhe prioriteteve të përcaktuara strategjike të Qeverisë dhe institucioneve tjera relevante nga sektori publik. Domethënë, profesionalizimi i strukturës do të nënkuptonte se do t’i kemi udhëheqësit e lartë më të mirë të cilët mund të zbatojnë politika më të suksesshme, më efikase për qytetarët”, tha Aziri.

Siç theksoi ministri Aziri, sistemi i shërbimit të lartë udhëheqës, i cili propozohet si risi me këtë ligj, duhet të sigurojë arritjen e dy qëllimeve kyçe, edhe atë:

“Udhëheqës të lartë profesionistë, të përzgjedhur përmes një procedure të hapur dhe meritokratike (bazuar në kompetencat e tyre profesionale) dhe vendosja e marrëdhënieve të besimit dhe përgjegjësisë ndërmjet personave të zgjedhur dhe të emëruar politikisht dhe udhëheqësve të lartë”, tha Aliu.

Sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Metodija Mitevski theksoi se kjo ide nuk është aq e re, aktivisht punohet prej vitit 2018-të, por si ide për shërbim të lartë udhëheqës është prej vitit 2005.

“Por kuptohet që diçka të realizohet, gjithmonë nevojitem të gjitha elementet të përputhen, të goditet koha, hapësira dhe njerëzit e kështu me radhë, sipas të gjitha gjasave tani ka ardhur gjithçka në vendin e vet dhe mundemi ta finalizojmë këtë që duhet ta bëjmë. Poenta e shërbimit të lartë në fakt është që fillimisht ta mbyllim tregimin për atë se kemi menaxhim politik me administratën. Kjo është porosia kyçe që duam ta dërgojmë me miratimin e këtij ligji, ndërkaq tërë teknikaliteti për zgjedhje, vlerësim e kështu me radhë nuk është diçka e re, nuk shpikim ujë të ngrohtë, praktikisht e ndjekim praktikën e mirë që shumë herët është vendosur me shërbimin shtetëror. Procedura për selektim afërsisht është identike. Ideja jonë është që për më pak se dy muaj ky propozim-tekst të gjendet para deputetëve. Atje duhet të fillojë diskutimi që duhet të rezultojë me miratimin e këtij ligji”, tha Mitevski.

Gazetari  e pyeti ministrin Aziri nëse do të ketë vullnet politik për ta miratuar këtë ligj, duke e pasur parasysh se ai është ministri i katërt që e promovon këtë ligj, ai theksoi se këtë radhë do të miratohet.

“Ne kemi krijuar shprehi që të kemi qasje inxhinerike ndaj procese kështu që ju garantoj se për herë të katërt do të votohet dhe mbarohet”, tha Aziri. Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close