LajmeMaqedoni

Bekteshi thotë se janë respektuar procedurat/ “ Edhe 100 herë do të vepronim njëjtë”

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në një brifing me gazetarët tha se arsyetimi dhe i gjithë dokumentacioni është dorëzuar një ditë para seancës në të cilën Qeveria ka vendosur për shkrirjen e koncesioneve Ilovica-Shtuka dhe se për këtë temë është diskutuar rreth 20 minuta në Qeveri. Qëndrimi i ministrit është se bashkimi i koncesioneve përcaktohet nga procedurat ligjore dhe se çdo vendim ndryshe, do të ishte në dëm të shtetit, pra mundësi që shteti të gjendej para një gjykate arbitrazhi. Bekteshi u shpreh po ashtu se edhe sikur 100 herë të ndodhte kjo, Ministria 100 herë do të bënte të njëjtën gjë, sepse siç tha, është vërtetuar se janë plotësuar kushtet dhe nëse do të bëheshin ndryshime, do të ishte e kundërligjshme.

Related Articles

Back to top button
Close
Close