
Është vënë nën kontroll është zjarri që shpërtheu sot në deponinë te Aqua Parku, në afërsi të sallës “Boris Trajkovski” në Shkup, gjegjësisht afër shëtitores rreth lumit Vardar.
Komandanti i brigadës zjarrfikëse të Shkupit, Xvonko Tomevski deklaroi se në shuarjen e zjarrit prej në mëngjes ishin të përfshirë 14 zjarrfikës me shtatë automjete zjarrfikëse.
Ai theksoi se zjarri është vën nën kontroll dhe se nuk ka rrezik për përhapjen e tij në objektet përreth, por zjarrfikësit janë ende në teren dhe punojnë në shuarjen e tij të plotë, duke pasur parasysh atë se bëhet fjalë për sipërfaqe të madhe.
Zjarr shpërtheu edhe në një sipërfaqe të madhe në Gazi Babë. Për momentin aty zjarrfikësit po punojnë në shuarjen e tij, ndërsa siç theksoi Tomevski në operacion janë përfshirë dy automjete dhe pesë zjarrfikës.



