BotaLajme

Sekretari britanik i Mbrojtjes: Putin ka humbur 250,000 ushtarë në luftën kundër Ukrainës

Putin ka humbur tani 250,000 ushtarë që kur Rusia pushtoi Ukrainën, pretendon Sekretari Britanik i Mbrojtjes Ben Wallace. Një çerek milion ushtarë rusë janë vrarë, plagosur ose janë zhdukur që nga pushtimi i paligjshëm i Ukrainës nga Vladimir Putin, sipas një deklaratë të Wallace.

Ministri i Mbrojtjes u pyet nëse ai besonte se rezultati i luftës do të çonte në tërheqjen e forcave të Moskës nga të gjitha territoret ukrainase, përfshirë Krimenë.

“Unë mendoj se po. Mendoj se Rusia është shumë më e brishtë sesa duan të pranojnë rusët. Nëse shikoni gjeneralët që po shkarkohen, shikoni Prigozhin. Kush do ta kishte parashikuar vitin e kaluar që Prigozhin do të marshonte në Moskë,” tha ai.

“Pra, ndarja në hierarkinë e ushtrisë ruse është shumë reale dhe shkalla e viktimave është e tmerrshme.  Nuk do të ishte gabim të thuhej se bëhet fjalë për të paktën 230,000 deri në 250,000 rusë të vrarë ose të plagosur.

Related Articles

Back to top button
Close
Close