
Pasi u lirua nga akuzat për përdhunim javën e kaluar pas gati dy vjetësh gjykim, futbollisti francez Benjamin Mendy iu rikthye futbollit dhe ka nënshkruar për Lorientin.
Francezi kishte disa oferta në tavolinë pas problemeve me ligjin, por zgjodhi të rikthehej në Ligue 1. Ai nënshkroi kontratë dyvjeçare me Lorientin.
Ish-futbollisti i Manchester Cityt, karriera e të cilit praktikisht u shkatërrua gjatë gjyqit, u akuzua për sulm ndaj dy grave.
Mendy, 28 vjeç, u përball me rigjykim për një akuzë për përdhunim dhe një akuzë për përdhunim në tentativë. Gjykata e cilësoi të pafajshëm në të dyja.
Mendy luajti ndeshjen e fundit për Manchester Cityn gati dy vjet më parë, më 15 gusht 2021, kundër Tottenhamit.
Ai luajti rreth 10 ndeshje për kombëtaren franceze ndërmjet viteve 2017 dhe 2019.



