
Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, e ka quajtur lajm të mrekullueshëm blerjen e dronëve Bayraktar nga Turqia, që u prezantuan dje nga kryeministri Albin Kurti.
Por, meritat për pajisjen me këta dronë, Lushtaku ia ka lënë ish-presidentit Hashim Thaçi
Sipas tij, Turqia e ka njoftuar Qeverinë e Kosovës se blerja e dronëve është bërë e mundur vetëm fal raportit dhe respektit ndaj Presidentit Hashim Thaçi.
“Turqia ka njoftuar Qeverinë e Republikës së Kosovës, se blerja e dronëve është bërë e mundur vetëm fal raportit dhe respektit ndaj Presidentit Hashim Thaçi.
Unë personalisht kur isha në Turqi, kërkova që negociatat për dronët Bajraktar të përfundonin sa më parë dhe që mbështetja që Turqia i jep FSK-së të arrijë standardet më të larta të sigurisë!”, ka shkruar Lushtaku.



