LajmeMaqedoni

30 punëdhënësve iu është ndaluar ushtrimi i veprimtarisë për shkak të mosrespektimit të masave

Nga 164 inspektime të kryera, kryesisht në aktivitete ku ekspozimi në diell është më i madh, 30 punëdhënësve u është shqiptuar vendim për ndalim të ushtrimit të veprimtarisë, informoi sot ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Trençevska.

Për shkak të valës së të nxehtit që përfshiu vendin, qeveria mori vendim që gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç të lirohen nga puna, të mos ushtrohen aktivitet fizik në ambientet e kujdesit për fëmijët dhe fëmijët të mos dalin jashtë. nga ora 11:00 deri në 17:00, dhe njësitë e vetëqeverisjes lokale, Kryqi i Kuq dhe Qendrat për Çështje Sociale, në rajonet e prekura nga vala e të nxehtit, të ofrojnë ndihmë për personat e vetmuar, të moshuar, të dobët dhe njerëz të pastrehë.

 

– Autoritetet shtetërore dhe ndërmarrjet dhe institucionet publike të respektojnë rekomandimet. Të gjitha subjektet juridike që kryejnë veprimtari në natyrë duhet të ndërpresin veprimtarinë e tyre në periudhën nga ora 11:00 deri në ora 17:00, e kjo veçanërisht vlen për punën e punëtorëve të ndërtimit, thuhet në njoftimin e Qeverisë. Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close