LajmeMaqedoni

Alarmante, prodhime të mishit dhe qumështit shiten në ambiente të hapura dhe temperatura në mbi 40 gradë

Në temperatura të larta mbi 40 gradë në treg ekzistojnë kënde ku produkte të qumështit dhe të mishit janë nxjerrë në shitje.

Qytetarët kanë frikë për sigurinë e ushqimeve që blejnë nëpër tregje. Ata mundohen t’u shmangen produkteve të mishit dhe qumështit, për shkak të frikës nga ndonjë helmim eventual.

Njëri nga të anketuarit tha se nga qumështi që ka blerë në treg, ka pësuar helmim dhe që atëherë zgjedh vetëm produkte shtëpie.

“Mishin nuk e përdori aspak, qumështin e përdori se unë jetoj në fshat dhe ma bijnë të freskët, e përdori ditë për ditë…Të pazarit nuk u besoj se s’kam besim te këto…Nuk qëndron, ajo duhet të zihet dhe të futet në frigorifer, ja shihe ky, ky sot tërë ditën rri këtu, sot nuk mund ta shes, nesër e nxjerr prap të njejtin qumësht, se njëherë jam helmuar unë prej qumështit…. Kam marr helmim, jo te këto nuk marr unë më”.

Nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari thonë se në treg nuk guxojnë të shiten produkte të cilat nuk I respektojnë standardet. Drejtori Nikollçe Baboski thotë se po bëhen kontrolle të përforcuara nëpër të gjitha pikat ku ofrohet ushqim, dhe deri më tani janë hasur 1850 shkelje.

“Një gjë e tillë nuk duhet të ndodh, në atë moment qytetarët duhet ta paraqisin në numrin telefonik falas… deri tani nuk ka asnjë thirrje që ka ardh në agjenci dhe ne të mos kishim reaguar. Për fat të keq gjenden shkelje, ka mospërputhje që konfirmohen gjatë kontrolleve të rregullta, të jashtëzakonshme apo të përforcuara. Gjatë vitit kemi bërë më shumë se 27 mijë inspektime, gjatë së cilave kemi shqiptuar 1850 masa, prej të cilave 179 janë dënime me të holla për operatorë të caktuar ekonomik, janë dorëzuar edhe 3 padi penale dhe 21 akuza për kundërvajtje”, deklaroi Nikollçe Baboski, Drejtor i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

Nga Agjencia për Ushqim dhe veterinari u bëjnë thirrje qytetarëve të kenë kujdes për produktet që marrin, të zgjedhin prej ku marrin dhe të lexojnë përmbajtjet nëse produkti në fjalë i përmbahet standardet e nevojshme.

Related Articles

Back to top button
Close
Close