LajmeShowbiz

Kiara Tito surprizon me darkë romantike Luiz Ejlli në 38-vjetorin e lindjes! Brenda festës së çiftit

Ish-banori dhe fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli, ka festuar 38-vjetorin e lindjes dhe partnerja e tij, Kiara Tito, e ka surprizuar me një darkë romantike.

Këngëtari ndau momente nga darka romantike në rrjetin social ku e falënderoi publikisht moderatoren.

“Faleminderit që ekziston”, shkroi ai krahas pamjeve, ndërsa në një moment puthen në buzë.

Teksa kanë pritur bashkë ditëlindjen, ata gjithashtu bënë LIVE në rrjetet sociale, ku Kiara Tito i ka kthyer përgjigje pyetjeve të fansave të tyre.

Dikush e ka pyetur moderatoren e njohur si ia ka vendosur emrin Luizi në telefon, ndërsa ajo i tregon: “Korba”.

Ndërsa Luizi mes të qeshurash, tregon historinë që fshihet pas këtij emri:

“Kur isha në Korçë m’u afrua një zonjë për të bërë foto dhe unë isha duke folur me Kiarën me video. Kiara ishte ishte e shtrirë në krevat përgjumshëm dhe kur e pa kjo zonja tha ‘uaa, ja dhe kjo korba’. E pyeta ça domethënë korba e m’a shpjegoi. Na mori gazi të dyve dhe i vendosa emrin në telefon ashtu. Por kjo mund të ndryshojë”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close