LajmeMaqedoniTopLajm

Ish-ministri i Gruevskit bën padi për rastin “Behtel&Enka”, ndjekje për Kovaçevskin, Grubin dhe tjerë

Ish-ministri i Drejtësisë dhe ish-prokurori Mihajlo Manevski ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike kundër pesë personave në krye të qeverisë për rastin “Behtel dhe Enka”, transmeton Top24.

Në raportin e dorëzuar nga Manevski ndiqen kryeministri Dimitar Kovaçevski, zëvendëskryeministrat Artan Grubi dhe Bojan Mariçiq, ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski dhe drejtori i Ndërmarrjes së rrugëve publike Ejup Rustemi.

Siç shkruhet në kallëzimin e paraqitur penal, personat e përmendur kanë kryer veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare nga paragrafi 5 i nenit 353 të Kodit Penal.

Sipas këtij neni, personat i kanë shkaktuar dëm të madh material buxhetit të Republikës së Maqedonisë, për çka parashikohet dënim me burg prej së paku 5 vjet ose maksimumi 20 vjet.

Në dosjen e kallëzimit penal prej 27 faqesh, Manevski jep shumë detaje për rastin, për të cilin fillimisht duhet të vendosë kreu i Prokurorisë Publike të Shkupit, Gavril Bubevski, i cili mund ta zbatojë, ta refuzojë ose t’ia kalojë Prokurorisë së Përgjithshme. Zyra për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close