LajmeMaqedoniTopLajm

Përcaktohet propozimi për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për TVSH-në

Qeveria me propozim të Ministrisë së Financave, e përcaktoi tekstin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar, kumtoi shërbimi për shtyp i Qeverisë.

Me propozim-ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit, siç është elaboruar nga ministria resore, ndiqen ndryshimet e Direktivës së Bashkimit Evropian me të cilën rregullohet tatimi i vlerës së shtuar. Më pas, në pjesën sa i takon ndormave të interesit, bëhet rishikimi i normës së përkohshme preferenciale, ndërsa në drejtim të harmonizimit me të drejtën evropiane dhe ndjekjen e kufizimeve të cilat janë vendosur. Gjegjësisht bëhet ulja e normës prej 18 për qind në 5 për qind për qarkullimin me produktet menstruale me qëllim të stimulimit të mbrojtjes më të madhe dhe higjienës tek një grup i caktuar i qytetarëve, ulet norma tatimore për tekstet shkollore digjitale, rritet norma e TVSH-së prej 5 për qind në 10 për qind për produktet për ushqim njerëzor, rritet norma tatimore për qarkullimin dhe importimin e peletave, furrave të peletave dhe kaldajave në peleta me normë tatimore preferenciale 5 për qind në të rregullt prej 18 për qind.

Lidhur me qarkullimin e ndërtesave banesore dhe banesave, gjegjësisht shitjen e patundshmërive, është duke u bërë një anulim tranzicioni të zbatimit të normës së përgjithshme të tatimit, që është i obligueshëm për këtë qarkullim me inkuadrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bahskimin Evropian.

Në ligj futen edhe disa masa të caktuara, siç lejon edhe vetë Direktiva e Bashkimit Evropian, me qëllim që të thjeshtohet procedura për pagesën e TVSH-së ose të parandalohen forma të caktuara të invazionit eventual fiskal ose shmangies, me qëllim të sigurisë më të madhe juridike gjatë pagesës nga organet tatimore dhe tek vetë tatimpaguesit. Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close