LajmeMaqedoniTopLajm

“Vetëm 24 orë nuk punuan dhe kryeqyteti u shndërrua në kaos” – ministri i Drejtësisë iu jep të drejtë protestuesve në “Higjienën Komunale

Sot ka filluar edicioni special në SummerClick.

Mysafiri i parë është Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga.

Foli për problemin më aktual në vend, atë të bojkotit të punës së punëtorëve në Ndërmarrjen Publike “Higjiena Komunale”.

Lloga iu dha të drejtë protestuesve, pasi siç tha, i informuar nga bashkëpartiaku i tij, ish drejtor në këtë ndërmarrje, punëtorët në këtë ndërmarrje punojnë në kushte të rënda ku nuk kanë as sigurim dhe kontributet nuk u paguhen

“Ka njerëz që punojnë në tre ndërrime, natës që ne të marrim frymë lirshëm dhe vetëm një 24-orësh i refuzimit të tyre që të dalin në terren, një kryqytet i nxjerr në kaos dhe e bën që të marrë erë. Në fakt ajo që po mban erë po ndodh gjatë kohë, jo vetëm me ndërmarrjen por edhe me Qytetin e Shkupit”, tha mes tjerash Lloga.

Related Articles

Back to top button
Close
Close