LajmeMaqedoniTopLajm

Ndërkombëtarët dhe SHBA-të dështuan me Prokurorinë Speciale, prandaj kanë rezerva për vettingun në gjyqësor” – thotë Lloga

Nuk do të ketë vetting në Maqedoninë e Veriut, pa praninë e ndërkombëtarëve, kështu është shprehur ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga në emisionin  “SummerClick”.

Ai shton se të gjithë përfaqësitë diplomatike të shteteve më të fuqishme, përfshirë këtu edhe BE-në kanë rezerva për realizimin e këtij procesi.

Lloga tregon arsyet e refuzimit.

“Misioni i BE-së në vend është refuzues për momentin, por edhe ambasadat e vendeve më të fuqishme në vend vazhdojnë të jenë të rezervuara me këtë proces të vettingut në gjyqësor por edhe në politikë.

– Pse nuk duan ta bëjnë?

Kjo është pyetja kryesore. Në komunikime me misionet diplomatike në vend, në rastin e parë me atë të Bashkimit Evropian na është thënë se do të ishte porosi e keqe për vendet e BE-së nëse sot në këtë rrugëtim ne u themi që gjyqësori në Maqedoni nuk është i pjekur apo nuk është në standardet për t’u bashkëngjitur me gjyqësorin e vendeve të BE-së”, tha Lloga.

Sipas tij kjo vjen ngaqë ndërkombëtarët dhe SHBA-të dështuan me operacionin për hetim të krimit – formimin e Prokurorisë Publike Speciale.

 

“Por, mos harroni se Maqedonia e Veriut me asistencën e ndërkombëtarëve dhe SHBA-ve dështoi me Prokurorinë Speciale dhe ata e panë, se me investimet monetare dhe kuadrovike, ranë poshtë dhe absurde ishte se Prokuroria Themelore futi në burg Prokurorinë Speciale. Kemi qenë shembull i keq dhe prandaj çdokush është refuzues”, tha Lloga.

Një proces i ngjashëm sipas Llogës, ishte edhe procesi i lustrimit.

“Ishte një dështim total,theksoi Lloga. Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close