LajmeMaqedoniTopLajm

FOTO: Policia “shkundi” Kumanovën, arrestohen 3 persona për heroinë! Kapet sasi e madhe e parave

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se policia ka realizuar bastisje anti-drogë në Kumanovë ku si pasojë janë arrestuar 3 persona, transmeton Top24.

Në aksionin që u realizua sot (08.07.2023) nga nëpunësit policorë nga Departamenti për polici kriminalistike në kuadër të SPB Kumanovë, janë arrestuar B.P.(29), G.M.(42) dhe M.K.(24) nga Kumanova.

“Gjatë bastisjes në më shumë vende, në shtëpi dhe hapësira të tjera të cilat i shfrytëzojnë të arrestuarit, të kryera me urdhëresë gjyqësore, është gjetur heroinë, amfetaminë, kapsula ekstazeje, para në vlerë prej 28.000 euro në valuta të ndryshme, marrëveshje noterie dhe mjete të tjera që ndërlidhen me vepra të ndryshme penale”, qëndron më tej në njoftimin e MPB-së.

Related Articles

Back to top button
Close
Close