
Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi përmes një njoftimi në profilin e tij në FB ka njoftuar lajmin për pika kufitare të përbashkëta mes Maqedonisë së Veriut dhe republikës së Kosovës, shkruan Top24
“Në seancën e sotme të Qeverisë shqyrtuam dhe miratuam Raportin për negociatat e realizuara dhe tekstin e përshtatur të Kontratës me Qeverinë e Republikës së Kosovës për pikat e përbashkët kufitare “Bllacë – Han i Elezit” dhe “Jazhincë – Glloboçicë”.”, shkruan Grubi
Lehtësojmë lëvizjen ndërkufitare me Republkën e Kosovës! Vendkalimet e përbashkëta kufitare së shpejti do të bëhen realitet!
Në seancën e sotme të Qeverisë shqyrtuam dhe miratuam Raportin për negociatat e realizuara dhe tekstin e përshtatur të Kontratës me Qeverinë e Republikës së Kosovës për pikat e përbashkët kufitare “Bllacë – Han i Elezit” dhe “Jazhincë – Glloboçicë”.
Angazhuam Ministrinë e Punëve të Brendshme t’i qaset nënshkrimit të kësaj marrëveshje të rëndësishme.



