
Keyetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në nderë të 4 Korrikut ditës së pavarasisë së SHBA-ve në profilin e tij në FB ka shkruar se “Fryma e demokracisë amerikane është udhërrëfyes, garancë e stabilitetit dhe sigurisë së vendeve tona”, shkruan Top24
Duke çmuar miqësinë tonë të sinqertë shumëvjeçare dhe duke shprehur mirënjohje për përkrahjen e përhershme në rrugën e zhvillimit demokratik dhe integrimit europian të vendit, urojmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës 247 vjetorin e pavarësisë.
Fryma e demokracisë amerikane është udhërrëfyes, garancë e stabilitetit dhe sigurisë së vendeve tona. Mbështetja e tyre për ne është jetike në projektimin e së ardhmes sonë progresive.



