LajmeMaqedoniTopLajm

Nuk ka marrëveshje mes Qeverisë dhe sindikatave për pagat

Sindikatat dhe Qeveria as sot nuk arritën marrëveshje sa i përket rritjes së pagave. Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë kërkon që nga shtatori pagat e punëtorëve të rriten për 14,5% aq sa ishte vjet inflacioni në vend dhe kërkojnë edhe kthimin e pagave të funksionarëve në nivelin që e kishin para se Kushtetuesja tua rrisë për 78%, ndërsa rritja e pagave të jetë e njëjtë për të gjithë.

 

Nga LSM thonë se janë në ujdi që për bazë të merret metodologjia e pagës mesatare plus koeficienti dhe modeli të zbatohet për dy vite e gjysmë, kurse pas kësaj periudhe të harmonizohen pagan për të gjithë.

 

“Ne si LSM vlerësojmë se nëse nga shtatori ndodh që të fillojë zbatimi i marrëveshjes së përgjithshme kolektive për sektorin publik, pagat e funksionarëve të kthehen në nivelin para vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe rritja e pagave të jetë si për ta ashtu edhe për punëtorët. Ajo që ne e propozuam është inflacioni që vitin e kaluar ishte 14,5 për qind të jetë parametri kryesor me të cilin do të rriten pagat në sektorin publik, nga kategoria më e thjeshtë e vendit të punës deri tek më e larta, presidenti i shtetit dhe të gjithë të marrim rritje në përqindje të pagave”- deklaroi Sllobodan Trendafilov, kryetar i LSM.

Related Articles

Back to top button
Close
Close