LajmeMaqedoniMoti

Moti nesër dhe ditëve në vijim

DPHM paralajmëron se nesër pasdite, kryesisht në pjesët perëndimore, si edhe të mërkurën, në më shumë vende, do të mbajë mot i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, vetëtima dhe kushte për paraqitjen e motit të lig lokal.

 

Të enjten dhe të premten do të ketë dukuri të izoluar të shiut të rrëmbyeshëm dhe vetëtimave, ndërsa gjatë fundjavës do të fryejë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi verior që do ta kushtëzojë uljen e temperaturave të ditës.

Sipas DPHM, nesër do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët nga drejtime të ndryshme, ndërsa pasdite, kryesisht në pjesët perëndimore, do të ketë zhvillim të vranësirave jostabile të shoqëruara me shi të rrëmbyeshëm lokal, vetëtima dhe erë të përforcuar. Indeksi UV do të jetë tetë. Në Shkup do të mbaj mot me diell, me vranësira të vogla deri në mesatare më të mëdha në orët e pasdites dhe me erë të dobët deri në mesatare veriore. Temperatura do të ulet prej 17 deri në 33 gradë Celsius.

Related Articles

Back to top button
Close
Close