LajmeMaqedoniTopLajm

Ahmeti: BDI dëshmoi se jo rastësisht është forca kryesore politike e shqiptarëve

Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Faton Ahmeti nëpërmes një shkrimi në rrjetet sociale e ka uruar kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim , Ali Ahmeti.

Sipas Sekretarit të Përgjithshëm, Ali Ahmeti, ka ndërtuar subjekt politik, thesar të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.

Thotë se Bashkimi Demokratik për Integrim edhe njëherë dëshmoi se jo rastësisht është forca kryesore politike e shqiptarëve në vend.

“Urime për të gjithë kryetarët e degëve, anëtarët e kryesive të degëve, kryetarët e këshillave vendorë dhe anëtarët e kryesive të këshillave vendorë, të zgjedhur sot.

Kryetarë të zgjedhur të degëve janë:

Kërçovë – Ardita Dani

Çair – Bekim Neziri

Likovë – Mirsad Ibraimi

Kumanovë – Ridvan Asani

Dibër – Artin Spahiu

Butel – Muharem Asani

Jegunovcë – Eldin Ademi

Krushevë – Abib Vexhiu

Manastir – Lutfi Ahmeti

Petrovec – Naser Haliti

Pllasnicë – Bajram Karamaleski

Prespë – Arijan Muedini

Shuto Orizarë – Ilaz Leskovica

Veles – Llokman Salija

 

Sot i gjithë Bashkimi Demokratik për Integrim është në festë!

Urime të gjithëve!”, ka shkruar Faton Ahmeti.

Related Articles

Back to top button
Close
Close