
Borxhi i Qeverisë së Gjermanisë ka arritur një rekord prej 2.4 trilionë eurosh në tremujorin e parë të vitit 2023.
Sipas Entit Federal të Statistikave (Destatis), borxhi i qeverisë u rrit 1,6 për qind deri në fund të muajit mars.
Sipas raportit të Agjencisë federale rreth 200 miliardë euro janë rezervuar për të ashtuquajturin “frenim qeveritar të çmimit të gazit” dhe për mbështetje financiare për furnizuesit e energjisë.
Sipas raportit, rritja e borxhit është kryesisht për shkak të buxheteve shtesë të krijuara për këtë qëllim, të ashtuquajturat fonde speciale, si Fondi i Stabilizimit Ekonomik për Energjinë, i cili u formua në muajin nëntor.
Borxhi ndaj Fondit të Stabilizimit Ekonomik të epokës së pandemisë u rrit 1,2 për qind në 53 miliardë euro dhe për herë të parë buxheti shtesë i forcave të armatosura të Gjermanisë gjithashtu kishte detyrime prej 802 milionë eurosh.



