LajmeMaqedoniTopLajm

Neziri: Me Izet Mexhitin njihemi prej 25 vjetësh, por rrugët tona janë ndarë përkohësisht(VIDEO)

Kandidati për kryetar dege i BDI-së në Çair, Bekim Neziri, i ftuar sonte në emisionin Click Plus në TV21, duke folur për kandidaturën e tij kundër Izet Mexhitit, tha se ai me të njihet pre 25 vjetësh, por rrugët e tyre janë ndarë përkohësisht. Ai tha se kjo ndarje është një vijë e hollë dhe se rrugët e tyre herët apo vonë do të bashkohen sërish.

“Duhet të bëjmë një ndarje mes miqësisë dhe politikës. Me Izet Mexhitin njihemi prej 25 vitesh, para themelimit të BDI-së. Prandaj, nuk ekziston forcë që mund të na prishi miqësinë, por në segmentin politik ka dhënë fati që rrugët tona të ndahen përkohësisht, por kjo nuk do të thotë që ato rrugë nuk do të bashkohen. Kjo ndarje është një vijë e hollë që mund të përafrohen me pak poteza. Ali Ahmeti, secilin prej “Grupit të zjarrit”, e ndjen si pjesë së familjes së tij. Në këto 20 vite nuk kam dëgjuar që Ali Ahmeti të ketë përjashtuar dikë prej BDI-së, edhe pse statuti i BDI-së e mundëson diçka të tillë.”- tha Neziri.

Related Articles

Back to top button
Close
Close