
Të paktën dy persona janë vrarë dhe 22 të tjerë janë plagosur pas një sulmi me raketa ruse në qytetin lindor të Ukrainës, Kramatorsk, thonë zyrtarët ukrainas.
Një restorant dhe një zonë tregtare në qendër të qytetit janë dëmtuar pas sulmeve të së martës, tha ministria e brendshme e Ukrainës.
Sipas Ministrisë, njerëzit mund të jenë të bllokuar nën rrënoja.
Shërbimet e urgjencës janë në vendngjarje për të ndihmuar të plagosurit, por numri i viktimave nuk dihet deri më tani, tha guvernatori i rajonit për TV ukrainas.
Kjo vjen pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se kundërofensiva e Ukrainës po përparonte në të gjitha frontet.



