LajmeRajon

Presidentja e KE-së zbardh bisedën me Vuçiçin: I kërkova rikthimin e dialogut me Kosovën të ndërmjetësuar nga BE

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen ka zbardhur bisedën me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Në një reagim në Twitter, Von der Layen thekson se i ka kërkuar presidentit serb që të bëjë të gjitha përpjekjet për ta përkrahur rikthimin e dialogut me Kosovën.

 

“Fola me presidentin Vuçiç sot për rolin e Serbisë në depërshkallëzimin e tensioneve në veri të Kosovës. Kërkova nga ai që t’i bëjë të gjitha përpjekjet për ta përkrahur rikthimin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja në normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës”, ka deklaruar ajo.

Related Articles

Back to top button
Close
Close