Krijuam paralele të reja të cilat ua hapën dyert nxënësve që duan ta ndjekin mësimin në gjuhën shqipe. Paralelet shtesë në gjuhën shqipe këtë vit shkollor 2023/2024 janë në:
•Kumanovë, SHMSH – Qendra rajonale për arsim dhe trajnim profesional “Kiro Burnaz” drejtimi teknik farmaceutik
• Likovë, SHMK ‘’Ismet Jashari” drejtimi motër medicinale
• Shkup, SHMQSH ‘’Dimitar Vllahov’’ drejtimi parukeri
• Saraj, SHMQSH ‘’Saraj‘‘ drejtimi parukeri
• Veles, SHMK Koço Racin Veles drejtimi gjimnaz i përgjithshëm
• Veles, SHMK Jovçe Tesliçkov drejtimi ekonomik
Kushdo që kërkon dituri, te unë do të gjej përkrahje pa kushte. Nga një shoqëri e arsimuar dobi do të kemi të gjithë, shkruan në facebook ministri i arsimit Jeton Shaqiri.



