Nëse Maqedonia fiton Anglinë sonte në futboll, Osmani premton pasaportë diplomatike

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani po qëndron për vizitë pune në Angli.

Osmani ka shfrytëzuar rastin për të parë nga afër ndeshjen e sotme në futboll të Maqedonisë së Veriut me Anglinë. Osmani nga Mançesteri premtoi se do të pajisë me pasaportë diplomatike ndonjë lojtarë, nëse arrijnë ta mposhtin Anglinë.