LajmeRajonTopLajm

Stano: As Beogradi dhe as Prishtina nuk e konfirmuan mbërritjen në Bruksel

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë sot se data e takimit mes presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti nuk është përcaktuar ende pasi asnjëra nga palët ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen.

“Nuk kemi asnjë informacion për këtë përveç disa vlerësimeve publike jo-konstruktive”.

BE pret që të dyja palët ta pranojnë ftesën dhe të vijnë në bisedime për të kapërcyer situatën aktuale”, tha Stano në konferencën për shtyp.

Ai shtoi se gjetja e një rrugedaljeje nga situata në Kosovë është para së gjithash në interes të njerëzve që jetojnë atje dhe në Serbinë qendrore.

“BE po monitoron nga afër situatën dhe nëse ka dëshirë për të zgjidhur apo përshkallëzuar situatën.

Ne kemi një takim të rregullt mujor të ministrave të jashtëm të BE-së (FAC) të planifikuar për të hënën e ardhshme dhe kjo çështje do të jetë në rendin e ditës, tha Stano.

Ai ka theksuar se ftesa në takimin e komisionerit evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borel, është një shans për Vuçiqin dhe Kurtin që të tregojnë konstruktivitetin dhe gatishmërinë e tyre për zgjidhjen e situatës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close