LajmeRajon

Arrestohet edhe një person i dyshuar për sulme ndaj gazetarëve në veri

Ministri i punëve të Brendshëme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se është arrestuar edhe një tjetër serb, i dyshuar për sulme ndaj gazetarëve në veri.

Ai ka thënë se i arrestuari është Dalibor Spasiq.

“Përgëzoj njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës për efikasitetin dhe punën e vazhdueshme me qëllim të vendosjes së rendit dhe ligjit në çdo cep të Republikës së Kosovës. Në vendin tonë demokratik aktet kriminale nuk kalojnë pa pasoja. Këtë duhet ta dinë edhe ata për të cilët nuk ka pasur pasoja ligjore për gjithë këto vite. Republika nuk zmbrapset përballë kriminelëve e milicisë fashiste”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Related Articles

Back to top button
Close
Close