KronikLajmeTopLajm

Shqipëri/ Aksidentohet vetura me targa të Gostivarit, ka të vdekur

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Bishqem.

Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën. Nga përplasja fatale, jetën e humbi një vajzë e moshës 8 vjeçare.

Vajza 8 vjeçe ndodhej në makinën tip ‘Golf’, me targa të Gostivarit, ndërkohë që makina tjetër është me targa shqiptare, raporton Top24.

Të plagosur kanë mbetur edhe 6 persona të tjerë. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit që solli vdekjen e të miturës.

Policia pritet të dalë me një njoftim zyrtar për të dhënë detaje nga vendi i ngjarjes.

Related Articles

Back to top button
Close
Close