
Protesta para Kryeministrisë me moton “Dje, sot, nesër, përjetë bashkë”ka nisur këtë të premte.
Qytetarët janë mbledhur për të treguar mbështetje për Kosovën, në lidhje me zhvillimet e fundit në veri të vendit dhe vendimin e qeverisë shqiptare për të anuluar mbledhjen Shqipëri-Kosovë të planifikuar të mërkurën në Gjakovë.
Me flamujt kuq e zi në duar, flamuj të Kosovës e UÇK-së dhe pankarta me shkrime “Duam komb të bashkuar” dhjetëra qytetarë shprehen në mbështetje të Kosovës.
Në protestë janë edhe VIPA shqiptarë, ndër ta Vesa Luma, Big Basta dhe Klodiana Shala







