LajmeTopLajm

Ahmeti takon Majlinda Bregun Sekretaren Gjenerale të Këshillit për Bashkpunim Rajonal

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti,realizoj takim me Sekretaren Gjenerale të Këshillit për Bashkpunim Rajonal znj.Majlinda Bregu. Ai ka falemenderuar znj. Bregu për kontributin e saj të deritanishëm në përforcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.

Ahmeti : Ishte kënaqësi të bashkëbisedoja rreth sfidave rajonale të vendeve të Ballkanit Perëndimor me Sekretaren Gjenerale të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, ish ministren dhe ish deputeten e Republikës së Shqipërisë, znj. Majlinda Bregu.

 

E përgëzova znj. Bregu për kontributin e saj të deritanishëm në përforcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, thellimin e bashkëpunimit dhe për çmimin e fituar vjetor evropian për Ballkanin Perëndimor.

 

Diskutuam mbi rëndësinë e thellimit të dialogut në frymën konstruktive për zgjidhjen përfundimtare të kontesteve të Kosovës me Serbinë për njohjes së ndërsjelltë dhe vendit tonë me Bullgarinë përmes miratimit të ndryshimeve kushtetuese, si rrugë e vetme që garanton stabilitetin dhe perspektivën tonë europiane.

Related Articles

Back to top button
Close
Close