
Xhudistja jonë, Nora Gjakova ka siguruar tashmë medaljen pasi ka kaluar në finalen e madhe të Grand Slamit që po mbahet në Kazakistan.
Gjakova e ka nisur për mrekulli ditën në Kazakistan, duke shënuar fillimisht dy fitore në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Nora raundin e parë e nisi pa luftë, ndërsa në raundin e dytë fitoi ndaj Anastasija Sokirjanska të Letonisë.
Në rrethin e tretë, Nora u ndesh me polaken Julia Kowalczyk, të cilën gjithashtu e mposhti për të kaluar në gjysmëfinale.



