LajmeMaqedoniTopLajm

Ahmeti pret ngrohtësisht në Strugë kryeministrin Kurti

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në kuadër të Forumit të Prespës për Dialog që po mbahet në Strugë është takuar me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, përcjell TV21. Ahmeti shkruan se bashkërisht me Kurtin kanë dënuar rrëmbimin e 3 policëve të Kosovës nga forcat serbe dhe njëherë kanë kërkuar që Serbia ta përmirësojë këtë gabim. Ahmeti në takim ishte bashkë me zv/kryeministrin Artan Grubi dhe kryediplomatin Bujar Osmani dhe sekretarin e partisë, Faton Ahmeti.

Në vijim shkrimi i plotë i Ahmetit:

Në kuadër të Prespa Forum Dialogue në Strugë takova sot Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin.

Biseduam rreth situatës aktuale në raportet me Serbinë, me ç’rast dënuam aktin e rrëmbimit të tre zyrtarëve policorë të Kosovës nga ana e forcave speciale serbe duke e cilësuar këtë si akt provokimi që duhet korrigjuar urgjentisht nga ana e Serbisë.

Askush nuk mund të cënojë integritetin dhe sovranitetin territorial të Republikës së Kosovës që është i garantuar nga mbarë faktori ndërkombëtar.

Vazhdimi i dialogut me ndërmjetësimin e partnerëve tanë strategjik, Europës dhe SHBA-ve, është i domosdoshëm në frymën e njohjes së ndërsjelltë.

Vendi ynë dhe Kosova do të qëndrojnë bashkë në horizontet e zhvillimit dhe integrimit, krahë njëra tjetrës vëllazërisht në të gjitha sfidat.

Related Articles

Back to top button
Close
Close