
Klan Kosova ishte kryetemë e dy ditëve të fundit, pas vendimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) për pezullimin e certifikatës së biznesit të këtij mediumi.
Për krejt këtë zhvillim, ka reaguar i gjithë stafi i Klan Kosovës, duke nisur një fushatë me fotografitë e tyre, të titulluar “Mos ma mbyll gojën”.
Ata shihen me gojën e sytë mbyllur, në shenjë proteste ndaj vendimit MINT-it.



