LajmeRajon

Rrëmbimi i tre policëve në Kosovë, BE: Thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen për çdo veprim

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka reaguar për rrëmbimin e tre policëve të Kosovës.

Ai ka thënë se BE është në kontakt me Kosovën, Serbinë dhe KFOR-in për të kuptuar më shumë rreth ngjarjes së ndodhur këtë të mërkurë.

Ai ka deklaruar se Kosova dhe Serbia duhet të përmbahen nga veprimet apo thirrjet qe e tensionojnë situatën edhe më shumë.

“Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga çdo veprim apo reagim që mund të kontribuojë më tej në ngritjen e tensioneve. Ne përsërisim thirrjen e BE-së për de-përshkallëzimin e menjëhershëm dhe vendimtar”, ka deklaruar Stano.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close