
Aleanca për Shqiptarët dënon ashpër rrëmbimin brenda territorit të Republikës së Kosovës të tre pjesëtarëve të policisë së Kosovës nga ana e forcave speciale serbe.
Ky akt luftënxitës është shkelje e rëndë e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës.
Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të efektivëve policorë dhe i bëjme thirje faktorit ndërkombëtar t’i bëjë presion Qeverisë se Serbisë në këtë drejtim.
Inkurajojmë palët që të rikthehen në tavolinën e bisedimeve, duke kontribuar në normalizimin e plotë të situatës në Veriun e Kosovës dhe zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe të përkrahur nga SHBA-të. Ka reaguar kryetari i Aleancës për shqiptarët nëpërmes një njoftimi në rrjetet sociale.



