EkonomiLajme

Bytyqi: Inflacioni po ulet, nga 19,8% vitin e kaluar, do të jetë 8% për vitin 2023

Inflacioni është në linjë rënëse dhe këtë e konstatojnë të dhënat zyrtare nga Enti shtetëror oër statistika të cialt tregojnë se 19,8% në tetor të vitit 2022, inflacioni ka rënë në 11,3% për muajin e kaluar, deklaroi zëvendëskryetari i Qeverisë, i angazhuar për çështje ekonomike, koordinim të resorëve ekonomik dhe investimeve, Fatmir Bytyqi.

Zëvendëskryeministri Bytyqi në një intervistë tha se ky trend i uljes së inflacionit pret të vazhdojë deri në fund të vitit, që është në linjë të projeksioneve të BPRM-së dhe projeksioneve qeveritare sipas të cilave inflacioni për tërë vitin 2023 do të ishte rreth 8%.

“Nga ana tjetër pritjet për rritje të rrogave me shkallë dyshifrore është realitet duke pasur parasysh faktin që arritëm të krijojmë ambient atrkativ ekonomik për prurje të investimeve të drejtpërdrejta të reja si vendore ashtu edhe të huaja të cilat krijojnë vlerë shumë më të lartë të shtuar, ndërsa njëherit do ta rrisin produktivitetin e tërë ekonomisë dhe do të rezultojë me rritje reale të rrogës mesatare në tërë ekonominë”, tha Bytyqi.

Ai foli edhe për pritjet për lëvizjen e inflacionit, për çka tha se duhet të kemi parasysh se ekonomia jonë nacionale nuk është e izoluar, e mbyllur.

 

“Nuk jemi të ekspozuar ndaj fuqive ekonomike të cilat nuk njohin kufij dhe të cilat ndikojnë në definimin e performancës sonë. Kriza ekonomike ende nuk ka përfunduar, çështjet energjetike akoma janë të hapura. Nuk ekzistonte ekonomi e cila nuk ndjeu pasoja nga agresioni rus ndaj Ukrainës, luftë e cila akoma po ndodhë, ndërsa askush nuk mudn të parashohë se si do të zhvillohet. Ekzistojnë shumë faktorë ndryshues të cilët ndikojnë ndaj inflacionit, ndërkaq ndaj të cilëve ne nuk kemi ndikim edhe pse jemi të ekspozuar ndaj pasojave të tyre”, tha Bytyqi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close