LajmeMaqedoniTopLajm

Grubi: U pa që Mickoski ka ndryshuar qëndrim për ndryshimet kushtetuese, përmendi gjëra të pathëna më herët

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi i ftuar në emisionin “Studio 10” në Tv 24 tha se sfidës së hapur që kërkoi Hristijan Mickoski, BDI iu përgjigj mënjëherë dhe më korrektësi.

Sipas Grubit, në deklaratën e Mickoskit u vërejtën tre komponetë kryesore që më herët nuk i kishte përmendur.

“Mendimi i ndryshuar që shprehu Mickoski është për tu vlerësuar sepse shprehi një qëndrim ndryshe. Në ju përgjigjëm menjëherë asaj deklarate të Mickoskit, e sfiduam. Ne dëgjuam se ai pranon ndryshimet kushtetuese, pranon bullgarët në kushtetutë dhe nuk kërkoi zgjedhje të parakohshme, pra ai ndryshoi qëndrim dhe sot jemi në një terren tjetër. Puna mbetet tek komisioni i ndryshimit të amdamenteve dhe VMRO-DPMNE pasi po të njejtët thanë se nuk votojnë, ndersa mjaftoi një deklaratë nga Mickoski që ato deklarata të bien në ujë”, tha Grubi.

Grubi: Besoj se në fund të korrikut do të fillojë procedura për ndryshimet kushtetuese

Jemi duke bërë përpjekje që të fillojmë ndryshimet kushtetuese, në fund të korrikut besoj se do të fillojmë procedurën, tha për TV24 zëvendëskryeministri Artan Grubi dhe anëtari i BDI-së.

Ai tha se është e rëndësishme ajo që tha Hristijan Mickoski më 7 qershor pas takimit me kryeministrin Dimitar Kovaçevski.

Ai thotë se pas takimit të liderëve të 7 qershorit, gjëja më e mirë që mund të bënin ishte të shprehnin gatishmërinë për t’u larguar nga Qeveria pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese.

Grubi: Mickoski ka frikë nga BDI

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi gjatë një paraqitje televizive tha se sfidës së hapur që kërkoi Hristijan Mickoski, BDI iu përgjigj menjëherë dhe më korrektësi. Sipas Grubit, në deklaratën e Mickoskit u vërejtën tre komponentë kryesore që më herët nuk i kishte përmendur.

“Mendimi i ndryshuar që shprehu Mickoski është për tu vlerësuar sepse shprehi një qëndrim ndryshe. Në ju përgjigjëm menjëherë asaj deklarate të Mickoskit, e sfiduam. Ne dëgjuam se ai pranon ndryshimet kushtetuese, pranon bullgarët në kushtetutë dhe nuk kërkoi zgjedhje të parakohshme, pra ai ndryshoi qëndrim dhe sot jemi në një terren tjetër. Puna mbetet tek komisioni i ndryshimit të amendamenteve dhe VMRO-DPMNE pasi po të njëjtët thanë se nuk votojnë, ndërsa mjaftoi një deklaratë nga Mickoski që ato deklarata të bien në ujë”, tha Grubi.

Ai mes tjerash tha se po përcjellin anketat e realizuar së fundmi ku BDI po kryeson në të gjitha prej tyre si partia më e pëlqyer.

Related Articles

Back to top button
Close
Close