LajmeMaqedoniTopLajm

Taravari do ta shtymë procesin e 20% dhe mbështesim ndryshimet kushtetuese

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari gjatë një pres konference ka theksuar se Aleanca për Shqiptarët është e vendosur për të mbështetur ndryshimet kushtetuese pa kushtëzime dhe do të mundohemi të heqim edhe përdorimin e 20% dhe futjen e gjuhës shqipe në kushtetute, shkruan Top24

Lidhur me takimin mes Mickovskit dhe kryeministrit Kovaçevski, sepse këmbimet mes dy partive maqedonase me oferta dhe kundër oferta pa dyshim prekin edhe shqiptarët. Dua të përçoj tre mesazhe, e para edhe pse kushtet e tyre janë konfuze dhe jashtë realitetit ne përshëndesim gatishmërinë ere të VMRO-DPMNE-së për të votuar ndryshimet  kushtetuese, ashtu siç e dimë korniza jonë e re e mbështetur nga 27 vende anëtare të BE-së kushtëzon në mënyrë eksplicite hapjen e negociatave me ndryshimet kushtetuese, pra së pari ndryshimet kushtetuese dhe më pas hapja e negociatave, andaj vlerësojmë se kushti i opozitës maqedonase për ndryshime kushtetuese suspsnzive është thjeshtë e parealizueshme sepse ai bie ndesh me kornizën negociuese të BE-së. Ndryshimet kushtetuese duhet të hynë në fuqi para mbajtjes së konferencës së dytë ndërqeveritare,

E dyta, sa i përket kushtit të VMRO-DPMNE-së për daljen e partive shqiptare nga qeveria, dua të theksoj se neve na intereson përmbyllja e procesit evropian dhe perspektiva e qytetarëve, e jo llogaritë elektoraliste. Aleanca për Shqiptarët vendosi të hynte në qeveri për hir të procesit, por do të adaptohet varësisht nga rrethanat e reja, qoftë në qeveri apo jashtë saj. Për ne, vetëm përmbyllja e procesit është e rëndësishme dhe do të japim kontributin tonë, pa kushtëzime dhe pa shantazhime.
Dhe e treta, ne si Aleancë për Shqiptarët do të vazhdojmë të shtyjmë përpara kërkesën tonë për heqjen e 20 përqindëshit që mohon identitetin shqiptar dhe futjen e gjuhës shqipe në Kushtetutën e vendit.
Vlerësoj dhe besoj se tash është momenti që të bëjmë edhe këtë ndryshim!

tha Taravari poërcjellë Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close