
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian po shqyrtojnë mundësinë e masave kundër Kosovës në rast se nuk përmbush detyrimet e saj dhe nuk qetëson situatën në veri të vendit, përfshi këtu edhe sanksione ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të brendshëm Xhelal Sveçla, sipas një teksti të qeverisë amerikane, të siguruar nga Euronews Albania.
Faza e parë e sanksioneve do të përfshinte ngrirjen e të gjitha fondeve të BE-së, procesin e liberalizimit të vizave, procesin e anëtarësimit në Këshillin e Europës, fondet amerikane dhe projekte të tjera të financuara nga Perëndimi.
Faza e dytë do të ishte qëndrimi pasiv i aleatëve të Kosovës ndaj fushatës së Serbisë për mosnjohjen e shtetit të Kosovës, një riorganizim i prezencës ushtarake ndërkombëtare dhe një reduktim në shkallë të gjerë i kontigjentit amerikan në Kosovë, si dhe përjashtimi i Kosovës nga organizata të caktuara ndërkombëtare.



