
Sa i takon gabimeve përmbajtjesore, apo teknike ministri nuk ka dhënë asnjë premtim. Për aq kohë sa ligji nuk parashikon asnjë lloj mase, ai thotë se autorët dhe recensentët që hedhin nënshkrimin për një tekst të tillë do të duhet të paktën që të privohen nga konkurrimi. Sipas tij ligji i ri do të duhet t’i japë zgjidhje problemit shumëvjeçar, ose të gjenden alternativa të tjera, si në SHBA ku mësuesit nuk i vënë në përdorim këto libra




