
Muhsin Arifi është emëruar drejtor i spitalit psikiatrik “Skopje” Shkup, i cili ka prematuar në angazhimin e tij për përmirësimin e kushteve të këtij spitali
Kam vëzhguar me kujdes gjendjen në të cilën gjendet ajo tani dhe dua t’ju siguroj se së bashku do të punojmë pa pushim për të përmirësuar gjendjen e spitalit. Nuk është sekret që kushtet e spitalit aktualisht janë shumë larg pritshmërive, në shumë raste të mjerueshme si shkak i neglizhencës se deritanishme nga menaxhmenti. Jemi duke u përballur me një sërë sfidash, duke filluar nga ndërtesat e vjetra dhe resurset e kufizuara, deri te stafi i pamjaftueshëm qe rezulton me cilësi të dobët të kujdesit ndaj pacientëve. Këto sfida dhe shumë të tjera gjenden para nesh, megjithatë, unë vërtet besoj se çdo sfidë është një mundësi për zhvillim dhe ndryshim pozitiv, shkruan drejtori Arifi



